Ka një muaj që jam duke u ushtruar me Ledjanën dhe sinqerisht kjo ka qenë një prej vendimeve më të mira që kam marrë për veten ❤️ Ajo është jo vetëm trajnere profesionale, por edhe një mbështetje e jashtëzakonshme si njeri. Më ka ndihmuar jo vetëm me ushtrimet, por edhe me ushqimin – më ka mësuar si me u ushqy shëndetshëm, pa stres, me dashni për veten dhe trupin tim. 🥗💪 Çdo seancë me të është motivim, energji e mirë dhe progres. Ndihem më e fortë, më e disiplinuar dhe shumë më e lumtur me rrugëtimin tim. Ledjana ka durim, pozitivitet dhe një zemër të madhe – e di si me motivu dhe me të bë me besu në vete, edhe kur ti nuk beson ❤️ Jam shumë mirënjohëse për krejt çka ka bërë për mua deri tani, dhe kjo është vetëm fillimi 🔥 Nëse don dikë që të udhëzon, të motivojë dhe të japë rezultate reale — e rekomandoj me zemër ❤️❤️❤️